Lojtarët e Bayernit pas humbjes shprehin keqardhjen njëri pas tjetrit: Na mundi Reali më i dobët
Bayer është mposhtur për të tretën herë radhazi nga Reali në Alianz Arena. Shumë lojtarë të Bayern Munich kanë dhënë mendimet e tyre për humbjen në “Allianz Arena”, ku sipas tyre rezultati në fund të lojës ishte gënjeshtra.

Niklas Sule, që zëvendësoi të dëmtuarin, Jerome Boateng, tha se kurrë nuk e ka parë Realin kaq të dobët.

“Askush nuk do të ishte ankuar nëse kjo ndeshje do të kishte përfunduar 5-2”, tha ai. “Mendoj se kurrë nuk e kam parë Real Madridin më të dobët në një ndeshje në Munich”.

Kurse autori i golit të parë Joshua Kimmich, deklaroi se Bayerni mund të fitonte shumë më thellë ndaj madrilenëve.

“Unë do të thosha 7-2”, u përgjigj mbrojtësi i djathtë. “Mendoj se e keni parë edhe ju ndeshjen. Kishim 2 apo 3 shanse më shumë të pastërta në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Franck Ribery kishte disa të tilla. Nuk mund ti numëroi shanset, por mendoj se ishin gjashtë apo shtatë të mira”.

Ndërsa ish mesfushori i Madridit, James Rodriguez, pati vetëm zhgenjime për humbjen.

“Kishim shanse shumë të mira dhe ata vetëm dy”, u shpreh ai për Marca. “Jemi shumë të zhgënjyer” tha James. /albeu.com/

Shtuar më 26/04/2018, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori