Lojtarët e Kombëtares flejnë në avion, Abrashi tallet me Kukelin dhe Veslin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Udhëtimi drejt Shkupit me autobus, e më pas me që në orët e para të mëngjesit me avion drejt destinacioneve të tyre, ka prishur gjumin e futbollistëve të përfaqësueses shqiptare.

Ndaj disa prej tyre, sapo kanë hipur në avionë, kanë vendosur që të shlyejnë kohën e humbur gjatë udhëtimit, raporton Panorama. Mesfushori Amir Abrashi ka vendosur që të “dokumentojë” gjumin e shokëve të skuadrës, duke postuar video të Kukelit e Veselit ndërsa flinin përkrah tij.

Por ai nuk është mjaftuar me kaq. Në videon e postuan në “Instagram”, shihet edhe rrengu që u ka punuar të dy bashkëlojtarëve gjatë këtij udhëtimi.

Shtuar më 06/09/2017, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori