Lojtarët e Kosovës gati për Slloveninë, të gjithë negativ në testet ndaj covid-19
Kombëtarja e Kosovës është gati për ndeshjen e radhës.

Në kuadër të ligës C në Ligën e Kombeve, Kombëtarja e Kosovës luanë përballë Sllovenisë, në atë që do të jetë ndeshja e tretë e grupit për ta.

Para kësaj ndeshje, siç e do protokolli, kombëtarja e Kosovës është testuar për Covid-19.

Nga të gjitha testet, asnjë lojtar nuk ka rezultuar i infektuar.

Kështu, të gjithë lojtarët e mbetur do të jenë në dispozicion për selektorin.

Kujtojmë se kombëtarja aktualisht është duke zhvilluar stërvitjen e fundit anti-Slloveni. Stërvitja ka filluar në ora 19:00.
Shtuar më 10/10/2020, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori