Lojtarët e Kostarikës kërkojnë autografe nga Messi (VIDEO)
Pëlqej
Edhe pse për shkak të lëndimit nuk luajti në ndeshjen miqësore midis Kostarikës dhe Argjentinës (0-0), futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, tërheq vëmendjen kudo që paraqitet.

Dhënia e autografeve dhe fotografimi me fansat është bërë zakon, por edhe vet është habitur me atë që i ndodhi të martën në San Jose. Pas përfundimit të ndeshjes miqësore ndërmjet dy kombëtareve, futbollistin e Barçës e rrethuan futbollistët e kombëtares nikoqire, duke i kërkuar autografe në fanella.

I pari që mori autografin ishte David Guzman, dhe pas tij edhe disa bashkëlojtarë të tij.

Natyrisht është dashur të shfrytëzojnë rastin, pasi kush e di nëse do të përsëritet më...


Shikoni pamjet:

Shtuar më 31/03/2011, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori