Lojtarët e Olympiacosit iu nështruan analiave për koronavirus, dalin rezultatet
I gjithë stafi, trajnerët, anëtarët e bordit të Olympiacos kanë dalë negativ në testet për koronavirus.

Lojtarët e klubit grek që të enjten përballen me Wolves në Ligën e Evropës, i janë nënshtruar testimeve për koronavirus, pasi pronari i tyre, Evangelos Marinakis, ka rezultuar i infektuar me virusin që po sfidon botën këto ditë.

Në anën tjetër, Premierliga ka vendosur që ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Arsenalit e paraparë të luhet të mërkurën në mbrëmje ta shtyjë për një datë tjetër, me stafin e skuadrës nga Londra që kanë pasur kontatke me presidentin e Olympiacos, Evangelos Marinakis, në përballjen e Ligës së Evropës.

Kujtojmë se disa liga në Evropë tashmë kanë pezulluar sezonin, dhe disa tjera janë duke vazhduar pa praninën e tifozëve, shkaku i koronavirusit.
Shtuar më 11/03/2020, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori