Lojtarëve të Realit të Madridit u rrezikohet jeta, zbulohen raketa shumë pranë tyre
Nuk bëhet fjalë as për Isis as për Korenë e Veriut. Këtë herë futbolli ka qenë duke parë pjesën më tragjike të historisë së tij. Lojtarët e Real Madrid ka ushtruar stërvitjen të painformuar se shumë pranë tyre, gjendej rreziku që u kanoste vdekjen

Qindra studentë në Universitetin të Kalifornisë në Los Angeles , ku janë duke u trajnuar Real Madridi, janë evakuuar pas një kërcënimi me bombë.

Një zëdhënës i universitetit njoftoi evakuimin nëpërmjet Tëitter në orën 22:11 në ora lokale 06:11. Ai postoi duke thënë : "Hill është në emergjencë. Ju lutemi të evakuoni në stadiumin Drake. Ju lutemi ti njoftoni të tjerët dhe ndajeni lajmin."

Autoritetet i thanë KTLA-së se një paketë e dyshimtë u gjet në UCLA Sunset Canyon Recreation Center, që ndodhet më pak se një kilometër nga Fusha e Atletikës së Veriut, ku Real po i nënshtrohen stërvitjeve të tyre për parasezon. Tre rezidenca studentore, të vendosura brenda kampusit, u evakuuan pas marrjes së një kërcënimi me telefon. "Masat që kemi marrë janë nga masat paraprake në këtë pikë," tha zëdhënësi Brian Haas në Los Angeles Times. Dy orë pas alarmit, pas mesnatës, kampusi njoftoi se studentët nga të paktën dy prej vendbanimeve të evakuuara (Dykstra dhe DeNeve) mund të ktheheshin në objekt dhe pesëmbëdhjetë minuta më vonë përfunduan operacionet emergjente, përcjell Albeu.com.

"Ju lutemi të jeni të kujdesshëm dhe të rrisni vëmendje ", tha universiteti në Tëitter. Një tjetër burim tregoi se studentët po ktheheshin në shtëpitë e tyre pasi zona u shpall "e sigurt". Real përfundoi trajnimin e tyre të mërkurën dhe ekipi rikthyer sot në orën 10:00. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2017, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori