Lojtarët e Realit e mirëpresin transferimin e Mbappe në Madrid
Courtois e mirëpret Mbappen në Real Madrid.

Pas Vinicius Junior, edhe Thibout Courtois ka folur për mundësinë e transferimit të Kylian Mbappé në Real Madrid.

“Mbappe në Madrid? Nuk e di, kam lexuar vetëm nëpër media. Por është e qartë se lojtarët si ai gjithmonë janë të mirëseardhur në Real Madrid”, tha Courtois.

Ai foli edhe për transferimin e Eden Hazard.

“Jam shumë entuziast për ardhjen e Eden te Reali, te skuadra më e mirë në botë. Është një djalë shumë i qetë, i sjellshëm dhe gjithnjë buzëqesh. Eden do të fitojë gjithnjë, të shënojë dhe japë asist”, tha Courtois për “Marca”.

“Këto cilësi e bëjnë një kampion të madh dhe këta futbollistë meritojnë të luajnë te Reali. Ardhja e tij do ta rritë ndjeshëm cilësinë e skuadrës. Mendoj se do të ndihet shumë mirë me grupin”, u shpreh Courtois, që mirëpret ish-shokun e tij të skuadrës te “blues”, tha ai.
Shtuar më 23/06/2019, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori