Lojtarët e Sevillas thyen karantinën, reagon ashpër presidenti i La Liga: Gafa e lojtarëve vë në rrezik rifillimin e sezonit
Vendimi i disa lojtarëveSevillas për të bërë një festë duke shkelur protokollin nuk ka kaluar pa u vënë re. As botës së internetit dhe as presidentit të La Ligas, Tebas.

Numri një i kategorisë kryesore të futbollit spanjoll u ka shkruar një letër të gjithë klubeve në mënyrë që të mos verifikohen më raste të tilla.

Sipas AS, Tebas ka përdorur fjalë të ashpra për ta dënuar veprimin: “Në orët e fundit kemi zbuluar se disa lojtarë kanë shkelur normat shëndetësore. Është një sjellje e papërshtatshme dhe e papranueshme”.

“Vënë në rrezik rifillimin e kampionatit, Çdo formë shkeljeje e normave është një mungesë e madhe respekti kundrejt La Liga-s, klubeve, lojtarëve dhe trajnerëve”, ka shkruar Tebas.

Ndërkohë ka ardhur falja Ever Banega-s, një prej lojtarëve të përfshirë në këtë çështje: “I kërkojmë falje klubit tonë, tifozëve tanë dhe shoqërisë në përgjithësi.

Nuk do të përsëritet më. Tani duam vetëm të kthehemi sa më shpejt të jetë e mundur”.
Shtuar më 24/05/2020, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori