"Lojtarët francezë shumë të shtrenjtë"
Jurgen Klopp e ka pranuar se yjet franceze Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann janë të paarritshëm për kampionin evropian dhe botëror, Liverpoolin.

Liverpooli nuk është në gjendje t’i blejë yjet kryesore botërore, si Mbappe dhe Griezmann, për shkak të çmimit të lartë të tyre, sipas Klopp.

Lideri i Premierligës nuk e ka asnjë francez në ekipin e parë, edhe pse Franca e fitoi Kupën e Botës vitin e kaluar.

Mamadou Sakho u largua në drejtim te Crystal Palace në gusht të vitit 2017 dhe asnjë bashkatdhetar i tij nuk i është bashkuar Liverpoolit në dy vjetët e fundit.

I pyetur përse nuk ka francezë në skuadër, Klopp tha: "Nuk ka ndonjë arsye për këtë".

"Kylian luan për PSG-në, Griezmann iu bashkua Barcelonës. Natyrisht ju e dini se sa i fortë është ekipi i juaj kombëtar. Do të na pëlqente ndonjë lojtar francez, por ata janë shumë të shtrenjtë për ne", shto ai.
Shtuar më 23/12/2019, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori