Lojtarët sulmojnë arbitrin për një penallti të padhënë
Pëlqej
Fundi i ndeshjes së Kategorisë së Dytë mes Maliqit dhe Albpetrolit të përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të vendasve është shoqëruar me tension.

Miqtë nga Patosi të cilët kanë pretenduar për një 11-metërsh në sekondat e fundit të lojës nuk janë përmbajtur duke sulmuar treshen e gjyqtarëve.

Është dashur ndërhyrja e Policisë Bashkiake dhe asaj të rendit që situata të qetësohej. Një moment i paprecedente, ndaj skuadra e Albpetrolit pritet të jetë pjesë e masave ndëshkimore nga Komisioni i Disiplinës.
Shtuar më 23/09/2018, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori