Lojtarëve që u skadon kontrata brenda një viti (FOTO-LAJM)

Nani, Manchester-United
Nuk janë protagonistët kryesorë të kësaj merkatoje verore por për këta lojtarë kontrata me klubet ku ata luajnë skadon brenda një viti. Shumë prej tyre duan të rinovojnë, të tjerë po shrytëzojnë merkaton për tu hedhur diku tjetër pasi në skuadrat ku ata luajnë nuk po gjejnë hapësirat e nevojshme.

Një prej tyre është edhe Nani, lojtari i Mancester United i cili nuk bën pjesë më në planet e Moyes. E njëjta gjë është edhe për Xabi Alonson, trurin e Real Madrid i cili mund të rikthehet në Premier Ligë.

Në Francë, më saktësisht në Paris, ka dy lojtarë të cilët nuk kanë marrë ende një vendim për të ardhmen e tyre, bëhet fjalë për Sakhon dhe Menez. Asgjë e zgjidhur edhe për Jesé Rodriguez, Martin Montoya, Ola Toivonen, Lampard, Terry, Cole, Vidic apo Evra. Në Itali në këtë listë bëjnë pjesë Pirlo, Klose e Milito. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2013, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori