Futbollisti belg Yanni
Carrasco, i cili luan për skuadrën
kineze Dalian Yifang, i ka shpëtuar jetën shokut të tij të skuadrës pasi ai ra në fushë pa ndjenja pas përplasjes me një lojtar të ekipit kundërshtar.
Sipas “Telesport”, futbollisti Nico Gaitan i cili mbeti pa ndjenja në fushë, nuk po reagonte dhe
Carrasco i ka bërë frymëmarrje artificiale duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Ish-lojtari i Atletico Madrid, ka luajtur ndeshjen e tretë tek
skuadra kineze dhe gjithashtu ka pësuar humbjen e tretë, pasi ekipi
Dalian Yifang u mund edhe këtë herë nga
skuadra kundërshtare shkruan politiko.al.
Klubi kinez pagoi 27 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit
Carrasco.
Shtuar më 16/03/2018,
ora 21:39