Lojtari i APOEL-it: Ndeshja ndaj Realit zgjati shumë, Ronaldo është i sinqertë
Pëlqej
Lojtari i APOEL-it, Roberto Lago tha pas ndeshjes në Santiago Bernabeo se Ronaldo i tha tij se penalltia që ata fituan nuk ishte e drejtë. Gjithashtu ai tha se për ta nuk ka rëndësi ajo pasi ata dhanë gjithçka dhe po mndohen ta jetojnë këtë momentChampions.

"Cristiano u tregua i sinqertë dhe më tha që ndërhyrja që i bëra unë nuk ishte penallti, po ashtu nuk ishte gol ajo goditje e tij që goditi traversën dhe më pas vijën e golit" tha ai.

"E dinim që Cristiano do luante dhe do kishte shumë raste, por të paktën neve u përpoqëm të bënim diçka" deklaroi Lago

"Për neve ështënjë dhuratë fakti që po luajmë në Champions. Duhet ta shijojmë çdo moment, por ndeshjet në Bernabeu na duken shumë të gjata" përfundoi Lago. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori