Lojtari i kërkon 1 javë leje ekipit, arsyeja meriton respekt maksimal
Pëlqej
Futbollistët me gjestet e tyre të bamirësisë apo nismave për të ndihmuar njerëzit në nevojë kënaqin jo vetëm tifozët e ekipit por mbarë botën që e mëson gjestin.

Salah ishte shembulli i fundit që dhuroi 600 mijë Euro për të ndihmuar një spital në Egjipt për kurat me kancer. Por bamirësia nuk ndalet me kaq, pasi një rast i bukur vjen nga Holanda, ku gjermani Lennart Thy do të mungojë për 1 javë për skuadrën e VVV-Venlo, pasi do t’i vijë në ndihmë një personivuan nga Leuçemia.

Klubi bëri të ditur se Thy, që është i huazuar nga ekipi i Werder Bremen, ka kërkuar një javë pushim, në mënyrë që të dhurojë gjak për të shpëtuar pacientin që vuan nga kjo sëmundje e rëndë./albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori