Lojtari i mbijetuar i Chapecoenses: Para aksidentit gjeta një Bibël ...

Një nga futbollistët që i mbijetoi tragjedisë ka thënë diçka të pabesueshme menjëherë pas zgjimit nga gjendja e komës në të cilën kishte rënë.

Mbrojtësi Helio Neto, i shpëtoi tragjedisë ajrore në Kolumbi ku mbetën të vdekur 71 persona, ishte duke lexuar vargje të Biblës para rrëzimit të aeroplanit. Ai ka thënë se këtë libër të shenjtë e ka gjetur rastësisht në avion dhe se ka dika e brendshme e ka shtyrë atë ta lexojë.

Ndër të tjera, ai ka cituar një pjesë nga Bibla të cilën ai e ka lexuar pak minuta para aksidentit.

“Për siguri në hijen e krahëve të tu”. Një nënvizim është bërë në Psalmin 63, i cili flet për sigurinë nën hijen e krahëve të Zotit dhe për mendje te Zoti në shtrat.

Në detaje, psalmi thotë: “Në shtratin tim të kujtoj: Të mendoj nëpër vrojtimet e natës: Sepse ti ishe ndihma ime; Më pas do të ringjallem në hijen e krahëve të tu”.

Për lojtarin e mbijetuar kjo ka qenë diçka hyjnore dhe mbi të gjitha arsyeja e mbijetesës së tij. Bibla e gjetur në duart e Netos i është dorëzuar gruas së Netos, i cili ende po lufton për jetën e tij në spital dhe është besimtar i madh duke marrë librin e shenjtë të besimtarëve katolikë ku do që ai shkon.
Shtuar më 09/12/2016, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori