Lojtari i Milanit shfaq pakënaqësi, kërkon të luajë më tepër
Samu Castillejo pranon se do të kishte dëshirë të luante më tepër te Milan dhe paralajmëron Sampdoria-n se ekipi i tij është gati për ndeshjen e radhës në Serie A.

Castillejo ka luajtur 31 ndeshje te Milan që kur mbërriti nga Villarreal verën e kaluar, por shumicën e rasteve është futur nga stoli.

"Pjesa e parë ndaj Inter nuk shkoi mirë," shprehet mesfushori anësor për Sport Mediaset.
"Në pjesën e dytë Milan ishte i fortë dhe me dëshirë për të fituar, por ndeshja nuk shkoi ashtu siç donim ne. Jemi gati për ndeshjen me Sampdoria-n. Doja të luaja pak më shumë, si të gjithë, por është normale."

24-vjeçari ka përfaqësuar U-21 e Spanjës, por akoma nuk ka marrë ftesën e ekipit të parë.
"Tani është tepër e vështirë pasi ka shumë lojtarë të mirë, por është një objektiv i imi për të ardhmen." /albeu.com/


Shtuar më 27/03/2019, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori