Lojtari i muajit në Zvicër, dominojnë shqiptarët (FOTO LAJM)

Shkëlzen Gashi - Basel 46,8%
Pëlqej
Superliga zvicerane e futbollit është një kampionatet ku futbollistët me orgjinë shqiptare po shkëlqejnë. Paraqitjet e Shkëlzen Gashit gjatë muajt gusht por edhe ato të dy futbollistëve të tjerë me origjinë shqiptare Albert Bunjaku dhe Berat Sadik nuk kanë qëndruar pa rënë në sy të gazetës së famshme zvicerane "Blick", e cila ka hapur një sondazh ku gjithsecili mund të japë votën e tij për të përcaktuar lojtarin më të mirë të muajit të fundit në ligën e parë të futbollit helvet.

Në garë së bashku me Gashin, Bunjakun dhe Sadik janë edhe lojtari i Zurich Davide Chiumiento dhe ai i Young Boys, Raphael Nuzzolo, gjithsesi favoriti kryesor për të fituar padyshim është sulmuesi shqiptar.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka qenë përcaktues tek Baseli me 3 gola dhe 2 asiste gjatë muajt gusht duke ndihmuar skuadrën e trajnerit Paolo Sousa të kryesojë e vetme Superligën zvicerane pas 7 javëve të para.

Në votimet e deritanishme sulmuesi i Baselit udhëheq me 45,9 të votave dhe ky fakt e bën pothuajse të sigurt fitoren e Gashit në këtë garë. Vetëm 16,2% të votave ka grumbulluar lojtari i Zyrihut Davide Chiumiento, ndërkohë që në vend të tretë pozicionohet Bunjaku me 16,1%. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka bërë shumë mirë gjatë muajt të kaluar me skuadrën e tij St Gallen duke shënuar gjithsej tre gola, dhe me meritë pozicionohet në vendin e tretë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori