E FUNDIT/ Xhaxhai vret nipin në Shkodër
Lojtari i Olimpiacos feston para tifozëve duke i acaruar të gjithë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Felipe Pardo ishte nota e vetme pozitive në mbrëmjen e djeshme për Olimpiakosin, që u mund në shtëpi në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi kolumbian, i futur në fushë në fundin e ndeshjes, realizoi dy gola për të bërë pak më të pranueshme disfatën përballë Sportingut të Lisbonës me shifrat 3-2.

Vetë lojtari ka festuar si i çmendur golat që ka shënuar, sidomos të dytin në shtesën e ndeshjes, që u dha për pak çaste grekëve shpresën e një barazimi të arritshëm.

Pamjet kanë bërë sot xhiro në të gjitha portalet greke, raporton Panorama, të cilat e kanë cilësuat veprimin si të ekzagjeruar duke marrë në konsideratë faktin se Olimpiakosi ishte gjithsesi në humbje në ato momente.
Shtuar më 14/09/2017, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori