Lojtari i Realit "thumbon" keq Ronaldon: Nuk na intereson çfarë thotë ai


Mbrëmjen e djeshme Real Madrid ka shënuar fitoren e parë në kampinatin e La Ligas që pas largimit të Ronaldos, kundër Gatafes.

Së fundmi i riu i Real Madridit, Dani Ceballos, pas ndeshjes foli për ish-bashkëlojtarin e vet, Cristiano Ronaldon, ku tha se tashmë ai është një histori e kaluar.

“Ronaldo nuk do të jetë këtu, por jo nuk duhet të na interesojë. Ajo çfarë thotë ai nuk do të ndikojë tek ne, sepse ne e dimë çfarë do Lopetegui dhe jemi të gatshme ta bartim atë në fushë”, ka thënë ai.

“A kam luajtur vitin e kaluar? Është pyetje që duhet t’i shtrohet Zidanit. Ai nuk më besoi dhe luajti me tjerë lojtarë”, shtoi ai. /albeu.com/

Shtuar më 20/08/2018, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori