Cristiano Ronaldo ka marrë një letër
qortimi pasi mesjavën e kaluar i krahasoi ndërhyrjet e rënda të lojtarëve të Ludogoretsit me ato që shihen në sportin e
rugby-së. Sulmuesi i Real Madrid tha pas ndeshjes: "Më dukej sikur nuk po luaja futboll, por
rugby". Duke u nisur nga kjo deklaratë, Fermin de la Calle, një gazetar spanjoll dhe lojtar
rugby-e, i shkroi një letër ku i sqaron portugezit se ky sport nuk është i aspak i dhunshëm.
Në letër lexohet: "E krahasove ndeshjen në Bullgari me regbinë pasi të goditën kur nuk e kishe topin në zotërim, por unë po të them se një veprim i tillë në regbi nuk është i lejueshëm dhe ndëshkohet me përjashtim nga loja".
Më tej, lojtari i regbisë "
thumbon" futbollin duke thënë se "në
rugby nuk sheh asnjëherë lojtarë që simulojnë dëmtime, agresione nga kundërshtarët apo që vonojnë lojën".
Gjithashtu saktëson se të gjithë regbistët i drejtohen arbitrit me fjalën "zotëri" dhe gjatë lojës atij mund t’i flasë vetëm kapiteni i skuadrës e askush tjetër, ndryshe nga futbolli. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2014,
ora 16:54