Lojtari më i paguar i klubit, Arsenali "poshtëron" sërish Ozil
Futbollisti gjerman Mesut Ozil mbërriti në Arsenal nga Real Madrid shtatë vjet më parë si një përforcim i madh.

Ozil u bë kështu lojtari më i paguar në klubin londinez, por ai nuk ka qenë në planet e ekipit për gati dy vjet.

Mesfushori 32-vjeçar nuk ka luajtur për Arsenalin për muaj me radhë dhe duket se kjo nuk do të ndryshojë.

Ai ka një kontratë deri në fund të sezonit dhe Arsenali u përpoq ta shiste atë në mënyrë që të rriste buxhetin, por ai nuk pranoi. Tani Topçinjtë po e ndëshkojnë Ozilin, kështu që ata i dhanë një tjetër goditje.

Mikel Arteta ka vendosur të heqë Ozil nga lista e lojtarëve për Premierligë dhe kjo do të qëndrojë të paktën deri në janar. Për Ozil, e vetmja mundësi e mbetur është të luajë në Kupën e Ligës ose në Kupën FA.
Shtuar më 20/10/2020, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori