Lojtari më i ri i United: Rashfordi, lojtari më i mirë në Evropë për momentin
Sulmuesi i sapo transferuar te United thotw se Marcos Rashford mund tw jetw lojtari mw i mirw ne Europw.

Odion Ighalo e kompletoi transferimin në formë huazimi për gjashtë muaj në Old Trafford nga Shanghai Shenhua në ditën e fundit të afatit kalimtar, përderisa kërkimi i Ole Gunnar Solskjaer për një qendërsulmues të ri mori fund.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Nigerisë do të garojë me Anthony Martialin dhe Mason Greenwoodin për një vend në formacionin e parë të Solskjaer.

"Këta lojtarë janë lojtarë të mrekullueshëm. Greenwoodi është një lojtar shumë i mirë, është i ri, luan shumë mirë me këmbën e majtë. Ia kam shikuar disa ndeshje", ka thënë Ighalo, në një intervistë të dhënë për MUTV.

"Martial është gjithashtu shumë i talentuar, ai mund të bëjë magji me topin në këmbë. Ndërsa, mendoj se Rashfordi është njëri ndër lojtarët më të mirë, nëse jo më i miri, në Evropë për momentin".

"Ai po bën punë shumë të mirë, duke shënuar gola. Është i shpejtë, ka teknikë të mirë. Fatkeqësisht, ai tani është i lënduar por, me shumë shpresë, mezi po pres të luaj me të pasi që ai është lojtar shumë i mirë".

"Çfarë cilësi sjell unë tani në skuadër? Epo, tash Manchester Unitedi e ka një sulmues që i pëlqen të qëndrojë gjithmonë në mes, sepse Rashfordi dhe Martiali preferojnë të vijnë nga krahët e sulmit".

"Ata kanë nevojë për dikë të fuqishëm fizikisht për ta mbajtur topin në atë fazë, për ta pasuar dhe për të bërë lëvizje në atë pjesë të fushës. Besoj se unë mund t’ia jap këtë skuadrës". /
Shtuar më 05/02/2020, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori