Lojtarët e Kukësit 20 mijë euro shpërblim për fitoren ndaj Laçit
Ndeshja në Laç për Kukësin do të ketë një rëndësi të veçantë, teksa këtë e tregon edhe fakti që drejtuesit e klubit verilindor kanë vendosur premio për fitoren në këtë sfidë.

Shuma e premtuar nuk është e vogël, pasi bëhet fjalë për 20 mijë euro që do t’i shpërndahet ekipit në rast triumfi, raporton “Panorama Sport”.

Në sfidën e fazës së parë në Laç Kukësi nuk ka arritur të fitojë dot sivjet, teksa është ndarë në barazim pa gola me kurbinasit.
Shtuar më 19/02/2017, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori