Lojtarët e Milanit tërbohen, shkruajnë "hajdutë" në trofetë që iu hoqën Juves
Ndeshja e së premtes Juventus-Milan duket se nuk do të përfundojë kurrë, pasi polemikat vijojnë të jenë të shumta.

Fitorja 2-1 në minutën e 97-të me 11-metërsh, i cili u kontestua shumë nga futbollistët kuqezi. Këta të fundit, sipas “Gazzetta dello Sport” kanë qenë të tërbuar nga inati në dhomat e zhveshjes me gjyqtarin e sfidës.

Por, njëri prej lojtarëve të Milanit ka shkuar edhe më tej duke shkruar “hajdutë” në ambientet e brendshme të stadiumit të bardhezinjve, pikërisht në trofetë që i janë hequr Juventusit 2004-2005 dhe 2005-2006 gjatë procesi të "Calciopolit".

Juventus nuk ka reaguar as për zërat që dhoma e zhveshjes është shkatërruar, as për këto shkrime të fundit./albeu.com/

Shtuar më 13/03/2017, ora 12:39
Une
e Hënë 13 Mars 2017, Ora 13:24
Rrofshi sa malet o trima
Del Piero
e Hënë 13 Mars 2017, Ora 15:02
Cdoher humbesi ka te drejt te ankohet, bile edhe te qaj!!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori