Londër 2012, detaje nga ceremonia e mbylljes
Pëlqej
Gjatë ceremonisë së mbylljesLojrave Olimpike, e cila do të zgjasë tre orë e gjysmë, do të performojnë yjet më të mëdhenj të së shkuarës dhe të tashmes së muzikës britanike pop dhe rrok.

Emrat e legjendave të muzikës si George Michael dhe Spice Girls apo edhe fituesi i Cmimeve Britanike, Ed Sheeran. Pavarësisht nga përpjekjet e organizatorëve të Lojrave Olimpike për të ruajtur sekretet, detajet kanë filluar të dalin në shtyp.

Spektakli i cili është quajtur Simfonia e Muzikës Britanike, është projektuar të nderojë industrinë muzikore britanike. Provat gjenerale për ceremoninë ku pritet të marrin pjesë 1400 artistë janë duke u zhvilluar në një vend sekret në Londër.


Përveç një plejade muzikantësh britanikë, në ceremoninë e mbylljesLojrave pritet të ketë edhe një procesion modelesh përfshi Naomi Campbell e Lily Cole, në shenjë nderimi për industrinë britanike të modës. Sakaq, pritet të ketë edhe perfomanca komedianësh anglezë përpara spektaklit i cili do të mbyllet me një finale të madhe me fishekzjarre.

Ashtu si edhe në ceremoninë e hapjes, organizatorët arritën të mbajnë sekret shumë detaje të ceremonisë, gjë që edhe mund të jetë e vërtetë edhe në ceremoninë e mbylljes, e cila pritet të fillojë në orën 10 të mbrëmjes sipas orës shqiptare. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2012, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori