"Londër 2012", Kelmendi me flamurin shqiptar, reagon Kosova
Autoritetet kosovare kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që përjashton xhudisten kosovare Majlinda Kelmendi nga përfaqësimi i vendit të saj në Olimpiadën "Londër 20122.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (OIC) ka vendosur që xhudistja kosovare të përfaqësohet në Londër vetëm si sportiste nga Shqipëria.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë Memli Krasnqi e cilësoi këtë vendim nje shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

"Bordi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në esencë shkeli të drejtat e njeriut duke mos e lejuar xhudistin tonë Majlinda Kelmendi që të përfaqësojë shtetin e vet në Lojërat Olimpike "Londër 2012". Madje asaj nuk iu lejua as paraqitja si sportiste e pavarur, një dëshirë e dytë e saj", u shpreh Ministri kosovar i Kulturës.

Sipas tyre, OIC vendosi që forma e vetme e paraqitjes së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike të jetë si sportiste nga Shqipëria.

"Me këtë akt, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po humb edhe më shumë shpresat e dhjetëra mijë sportistëve dhe talentëve nga Kosova se ëndrra e tyre për të qenë të suksesshëm, të barabartë me sportistë tjerë, duke përfaqësuar shtetin e vet një ditë do të realizohen", thuhet më tej në deklaratën e ministrit Memli Krasniqi. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2012, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori