Lojërat Olimpike kanë dhuruar shumë emocione deri tani, por ditën e mërkurë plot 80 mijë persona në stadiumin olimpik të Londrës provuan edhe frikën kur
atleti kubanez Lazaro
Borges shmangu për pak një dëmtim shumë serioz.
26-vjeçari që konkurronte në kërcimin me
shkop ishte duke realizuar provën e tij kur shkopi iu thye papritur në tre vende kur
atleti ishte në ajër.
Fatmirësisht
Borges nuk ra në pjesët e thyera të shkopit që ishin shpërndarë në dyshek duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Aksidenti ndodhi gjatë kualifikueseve për finalen e sotme të kërcimit me
shkop, finale ku kubanezi nuk do të jetë i pranishëm pasi arriti të hidhej vetëm 5.35 metra. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2012,
ora 15:54