Lopetegui: Do të përpiqemi të fitojmë kundër CSKA-s
Julen Lopetegui është paraqitur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së Champions Leagues kundër CSKA Moskës të martën në mbrëmje.

“Ne duhet ti përgjigjemi çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të marrim maksimumin e pikëve të mundshme”, tha ai.

“E njohim se çfarë atmosfere do të këtë këtu, ne jemi përgatitur për ndeshjen e Champions në cilësinë më të lartë. Ndjenjat pas një ndeshje të këtillë, ishin shumë pozitive dhe kjo ishte e qartë edhe në ndeshjen kundër Atletico Madrid”.

“Do të përpiqemi që të krijojmë sa më shumë mundësi për shënim në çdo ndeshje dhe jam i sigurt se do ta bëjmë këtë”.

“Ndeshja, kundër CSKA do të lyp përkushtim të madh. Kundërshtarët janë të një niveli të madh dhe luajnë në shtëpi. Ne do të konfrontohemi me këto vështirësi me të gjitha burimet që kemi. Ata kanë të gjithë lojtarët më të mirë në këtë ndeshje, si Horour Bjorgvin Magnusson”.

“Ne do të përpiqemi që të përgjigjemi çdo lloj përgjigje të tyre”, deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori