Lopetegui: Duam të fitojmë Superkupën
Pëlqej
Ditën e nesërme dy skuadrat nga Madridi, Reali dhe Atletico do të ndeshen në kuadër të Superkupës së Europës. Ndërkohë sot ka folur për mediat dhe trajneri i Realit të Madridit, Julien Lopetegui.

"Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë, është ndeshja jonë e parë zyrtare, është një finale, dhe ne duam ta fitojmë atë dhe jemi të përgatitur. Ne do të jemi optimistë kundra një kundërshtari që do të na luftojë deri në limite", tha fillimisht Lopetegui.

"Ne do të provojmë të fitojmë çdo titull për Realin e Madridit. Po, unë e kam vendosur se cili portier do të startojë nesër, por nuk do të zbulojë formacionin këtu pasi as kundërshtari nuk e bën një gjë të tillë.

"Ndeshja me Atletikon është shumë e rëndësishme, kështu që nuk ka sens që të humbasim kohën me gjëra të tjera, ne jemi tërësisht të fokusuar të ndeshja", u shpreh trajnsrei spanjoll. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori