Lopetegui: Duhet të reflektojmë pas kësaj humbje
Pëlqej
Foto ilustruese
Skuadra e Real Madrid vazhdon serinë e ndeshjeve negative. Madrilenët u mposhtën nga Levante me shifrat 2-1 dhe shënuan gol pas plot 5 takimeve shterpë. Pas ndeshjes, trajneri i Realit, Julen Lopetegui tha se duhet të reflektojnë të gjithë pas kësaj humbje dhe se skuadra do të kthehet në formën më të mirë.

“Duhet të ulemi dhe të bisedojmë se çfarë gabuam. Duhet të ndryshojmë dinamikën e lojës. Topi thjesht nuk po hynë në port. Skuadra bëri shumë gjëra të mira. Kemi pasur shumë raste.

Ndjej më shumë inkurajim se kurrë më parë. Ekipi dha gjithçka në fushë. Herët apo vonë do ta përmbysim situatën.
Mbase duhet të kishte pasur më shumë minuta shtesë, por ky është vetëm një detaj i vogël.

Sjellja e tifozëve ka qenë spektakolare. Ju premtoj se ekipi do të dalë nga kjo situatë e vështirë”, tha Lopetegui. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori