Lopetegui gjen ilaçin e duhur për lulëzimin e Benzemas këtë sezon
Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë në start të sezonit të ri në La Liga, por për të mirë jo siç shumë kanë pritur për të keq.

Julen Lopetegui e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën e tij me Realin në La Liga, duke i fituar tri ndeshjet e para, të gjitha me rezultat bindës, dhe tani kryeson tabelën me 9 pikë.

Karim Benzema është arsyeja kyçe për këtë sukses në fillim të këtij sezoni, duke shënuar katër gola në tri javët e para, si dhe një tjetër në finalen e UEFA Super Kupës, që Reali e humbi ndaj Atletico Madridit.

Benzema tashmë është vetëm një gol prapa totalit të golave që i shënoi sezonin e kaluar, pesë.

Jo vetëm që po shënon gola vazhdimisht në mungesë të Ronaldos, por francezi është duke kombinuar tepër mirë me bashkëlojtarët e tij, dhe është pika kyçe në sulmin e Madridit.
Shtuar më 02/09/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori