Lopetegui i përgjigjet Messit: Mos e nënvlerësoni Realin pas largimit të Ronaldos
Julen Lopetegui ka paralajmëruar që të mos vihen në dyshim aftësitë e lojtarëve të Real Madridit, pasi Lionel Messi ditën e djeshme tha se Juventusi është favoriti kryesor për ta fituar Champions Leaguen këtë sezon, pasi Cristiano Ronaldo iu bashkua Zonjës së Vjetër në merkaton e verës.

Edhe pse Reali humbi Super Kupën e UEFA-s ndaj rivalit të tyre Atletico Madrid, me Lopeteguin në krye skuadra ka bërë një fillim të përkryer në sezonin e ri të La Ligës, duke fituar të gjitha tri ndeshjet e para.

Por, Messi tha dje: “Është e qartë se mungesa e Cristiano Ronaldos e bën [Real Madridin] më pak të mirë dhe e bën Juven favorit për të fituar Champions Leaguen”.

Duke iu përgjigjur komenteve të Messit, Lopetegui tha për Onda Cero se njerëzit nuk duhet të dyshojnë te lojtarët e Madridit.

“Unë nuk do të dyshoja te lojtarët e Real Madridit. Deri tani kemi bërë mirë. Por, ky është veç fillimi pasi kemi edhe tri javë para fillimit të Championsit. Synimi ynë është të fitojmë çdo trofe këtë sezon”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2018, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori