Lopetegui: Mos harroni që Roma vjet eliminoi Barcelonën
Pëlqej
Trajneri Julen Lopetegui është shumë i lumtur me ndeshjen e parë në Champions League me Realin mbi të gjitha për rezultatin dhe për lojën që zhvilloi skuadra e tij. Numri një i “galaktikëve” tha se Roma është një skuadër e fortë dhe këtë e tregoi vitin e kaluar duke eliminuar Barcelonën.

“Sigurisht që jam i kënaqur me një fitore ndaj një skuadre si Roma. Vitin e kaluar eliminoi Barcelonën dhe shkoi shumë larg.

“E dinim që do të na i bënin gjërat të vështira, por ekipi ishte shumë mirë. Bëmë një ndeshje të madhe si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Nuk isha nervoz, thjesht lëvizja më shumë sesa duhet. Por unë e di që nëse nuk përfiton nga rastet në Champions je i humbur”, tha trajneri.

Më tej, foli edhe për individët si Mariano dhe Modriç, pa harruar çështjen e portës. “Modriç bëri një ndeshje të madhe dhe i mungoi vetëm goli. Mariano? Erdhi momenti i tij dhe e shfrytëzoi. Jam i lumtur për të. Porta? Ju kam thënë që kam dy portierë super”, përfundoi Lopetegui.
Shtuar më 20/09/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori