Lopetegui: Ndryshova skemën për të barazuar ndeshjen
Julen Lopetegui është shumë i zhgënjyer me skuadrën e tij dhe thotë se kjo humbje do të analizohet. Ai e pranon dështimin përballë Sevillas, së cilës i bën komplimentet për ndeshjen që zhvilloi dhe thotë se tani është koha që të reagojnë në derbi.

Lopetegui thotë se rrethanat e dërguan ndeshjen në këtë rrjedhë dhe zbulon sekretin pse ndryshoi skemën duke luajtur me 3 mbrojtës.

“Shpjegimi është që kemi bërë një ndeshje shumë të keqe dhe e nisëm në mënyrë të shëmtuar. Ata na sulmuan dhe na shënuan 2 gola. Sevija u fut shumë mirë në lojë, ndërsa ne jo. Në të dytën bëmë gjërat siç duhej dhe patëm raste për të shënuar. Por duhet ta pranojmë këtë humbje, të përgëzojmë Sevijën dhe të korrigjojmë gabimet. Nuk ishim në lartësinë e duhur”, tha fillimisht ai.

“E ndryshova skemën me idenë që të barazoja ndeshjen dhe të dilnim në sulm me një mënyrë tjetër. Nuk është diçka që e bëjmë shpesh, por doja të shihja sesi funksiononte ekipi. Nëse do të shënonim, do të kishim tjetër ritëm dhe dëshirë, por nuk ndodhi.

“Kur humbet, sigurisht që jemi të trishtuar. Por do të stërvitemi mirë dhe të tentojmë ta fitojmë këtë ndeshje. Luajmë në shtëpinë tonë dhe do të kemi mbështetjen e tifozëve. Jam i bindur që do të reagojmë shumë shpejt”, përfundoi Lopetegui. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori