Lopetegui në fije të perit, kjo është arsyeja pse Perezi po heziton ta shkarkojë
Pëlqej
Julen Lopetegui erdhi me shumë buje të madhe te Real Madridi, pasi ai ishte në krye të kombëtares spanjolle, që priste të luante në Kupën e Botës.

Në media doli lajmi se Lopetegui do të merrte Realin e Madridit pas turneut, por presidenti i federatës nuk priti aq gjatë dhe e shkarkoi menjëherë përpara fillimit të eventit më të madh sportiv për kombëtare.

Pas 4 muajve nga ajo ngjarje Lopetegui duket se është në fije të perit te madrilenët pasi rezultatet kanë qenë zhgënjyese. Fantazmat e Antonio Contes po e ndjekin spanjollin, por shkarkimi i tij mbart një kosto të madhe financiare, ndaj dhe Perez po heziton.

Lopetegui përfiton 6 milionë euro dhe ka një kontratë deri në 2021 dhe kampionët e Europës duhet ti paguajnë atij plot 18 milionë euro nëse e shkarkojnë.
Shtuar më 23/10/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori