Lopetegui nën hijen e Kontes
Skuadra e Real Madrid është shumë larg paraqitjeve të sezonit të kaluar kur ekipi drejtohej nga trajneri Zinedine Zidane. Katër ndeshjet e fundit Reali nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, diçka e tillë nuk ndodhte prej 3 dekadash.

Nisur nga kjo situatë, presidenti i Realit, Florentino Perez i ka vendosur një ultimatum trajnerit Lopetegui se duhet të fitojë në “El Classicon” e datës 28 tetorit ndaj Barcelonës. Në rast shkarkimi te ish-trajnerit të Spanjës, vendin e tij mund ta zërë tekniku Antonio Konte.

Ish-trajneri i Chelsea paguhet ende nga blutë e londrës dhe fillimisht duhet të zgjidhë kontratën me londinezët. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2018, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori