Lopetegui: Nëse doni ta shihni një trajner të mposhtur, atëherë shikoni diku tjetër
Trajneri spanjoll i Real Madridit, Julen
Lopetegui, ka bërë të ditur se ai nuk është dorëzuar nga pozita e tij dhe se do të vazhdojë ta përgatisë skuadrën e tij për ndeshjet e radhës, përkundër spekulimeve se ai do të shkarkohet.
“Unë po e shikoj këtë situatë në të njëjtën mënyrë si gjithmonë. Unë po e vazhdoj punën time të përditshme pasi që këtë gjë e kemi nën kontroll.
Nëse doni ta shihni një trajner të mposhtur, atëherë shikoni diku
tjetër”, ka thënë
Lopetegui.
“Siç e shoh unë, ne kemi një ndeshje nesër, për të cilën jemi të emocionuar dhe do të shkojmë me përkushtim dhe motiv të plotë. Unë nuk jam duke menduar për asgjë
tjetër përveç ndeshjes së nesërme”.
“Është pretenduar se unë tashmë jam i përfunduar, por unë i kam analizuar kundërshtarët dhe jam përgatitur për këtë ndeshje. Nuk jam duke menduar për asgjë
tjetër sepse kjo është përgjegjësia ime. Unë jam këtu për momentin, nuk mund të konfirmojë asgjë
tjetër tani. Nesër unë do të jem trajneri”, përfundoi
Lopetegui.
Shtuar më 22/10/2018,
ora 18:30