Lopetegui "thumbon" Ronaldon: Ky lojtar do shënojë 40 gola
Trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui është shumë krenar për fitoren e skuadrës së tij kundër Leganes.

“Më vjen mirë që po shënojmë dhe kemi vazhdimësi. Goli nuk është për një apo për dy lojtarë. Duhet të shënojnë të gjithë në mënyrë që të kemi sa më shumë alternativa në të ardhmen" ka thënë fillimish Julen Lopetegui.

"Djemtë interpretuan në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen. Benzema? Shënoi dy gola dhe tani ka 4. Sigurisht që mund të jetë ai golashënuesi i kampionatit. Kush tha që ai nuk mund të shënojë 40 gola në fund? Unë jam i bindur që mund t’ia dalë. Por, ai është një sulmues që ndihmon shumë edhe skuadrën. Nuk shënon vetëm gola”, ka shtuar më pas Lopetegui. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori