Lopez merakoset për fëmijët, i kthehet keq Wandas: Si guxon t’i nxjerrësh jashtë karantinës në kohë virusi
Saga Maxi Lopez-Wanda Nara vijon dhe së fundmi është futbollisti argjentinas që reagon ashpër ndaj gruas së tij.

Wanda, e cila është bashkëshortja aktuale e Icardit, ka marrë fëmijët dhe ka udhëtuar nga Parisi drejt Comos (një ndër zonat më të prekura nga Coronavirus).

Kjo gjë është e patolerueshme nga Maxi Lopez, i cili ka 3 fëmijë me Wandan. Futbollisti ka reaguar në Instagram, ku ka shkruar se me çfarë të drejte e bën diçka të tillë ish-gruaja e tij.

"Doja të dija se me çfarë të drejte ti thyen karantinën e një pandemia globale, ku askush nuk lejohet të dalë jashtë? Ti ekspozon fëmijët në një udhëtim nga njëri shtet në tjetrin. Përveç kësaj, i dërgon në epiqendrën e infektimit në Lombardi, zona më e prekur në Itali, pa u shqetësuar aspak për pasojat", përfundoi Maxi Lopez.
Shtuar më 30/03/2020, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori