Lopez: Torres, më i dobishëm se Balotelli
Pëlqej
Portieri spanjoll i Milanit Diego Lopez beson te bashkëkombasi i tij Fernando Torres. Ish gardiani i Real Madrid është i bindur te eksperienca e ish sulmuesit të Chelsea-t, madje thotë se do të jetë më i mirë se Mario Balotelli.

"Fernando ka bërë gjithmonë gjëra të pabesueshme. Ka eskperiencë dhe në skuadër asnjë nuk e ka profilin e tij. Shënon shumë, është i shpejtë dhe punon. Do të jetë më i dobishëm se Balotelli. Ka fituar në realitet tjetër dhe mund ta bëjë edhe te Milani", është shprehur Lopez.

Më pas portieri ka folur edhe për teknikun e kuqezinjëve Filippo Inzaghi: "Mbrojtja është punë skuadre, duhet të mbrojmë dhe të sulmojmë të 11. Inzaghi trajnon prej pak kohësh, por shihen detajet se është një trajner i madh që tani. Njerëzit e njohhin. Është një person që po më qëndron shumë pranë". /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori