Lorenc Jemini: Kafshët e pyllit ia arritën qëllimit
Pëlqej
Gjyqtari Lorenc Jemini nuk ka dashur ta komentojë gjatë situatën e djeshme në Laç. I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, gjyqtari tha se gjithçka ishte e pashpjegueshme.

"Nuk e mora vesh arsyen tamam, tha ai, duke treguar dhimbjen për syrin. - Unë i rashë bilbilit për të përfunduar ndeshjen dhe në ato momente kafshët e pyllit hynë në fushë për të më qëlluar. Ia arritën qëllimit, sepse më goditën, por nuk dua ta komentoj më tej. Që në momentin që na shajnë, ne jemi të dhunuar, jo më kur situata shkon kështu", shtoi gjyqtari ndërkombëtar.

Lorenc Jemini është gjyqtar i FIFA-s dhe shpesh herë ka gjykuar ndeshje tepër delikate dhe të vështira, siç ishte edhe ajo në Laç mes skuadrës vendase dhe Kastriotit.

Deri tani nuk ka patur asnjë prononcim publik as nga klubi kurbinas e as nga ndonjë institucion që mban përgjegjësi për atë çka ndodhi dje në Superligën Shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2011, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori