Lorenc Trashi ftohet për herë të parë në kombëtare
Më në fund, Lorenc Trashi ndoshta nuk i ka besuar syve kur ka parë mesazhin e ardhur nga trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci.

Për të parën herë në karrierën e tij, mesfushori i Partizanit, më i miri këtë sezon dhe atë të shkuar, grumbullohet me Shqipërinë. Një ëndërr e ndjekur dhe e kthyer në realitet.

Edhe ndaj Teutës, mesfushori ishte ndër më të mirët për të kuqtë. Edhe pse Panucci e ka quajtur kampionatin shqiptar jo në lartësinë, dëmtimi i Lilës dhe Binakut, por edhe refuzimi i ardhur nga Lenjani, ka bërë që të mendojë për futbollistin e Partizanit.


Shtuar më 18/03/2019, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori