Lorik Cana arriti ne Stamboll
Albeu.com
Futbollisti kosovar, Lorik Cana ka zbarkuar sot në Stamboll, ku është pritur me interesim të madh nga mediat turke. Loriku ishte i shoqëruar nga babai i tij, Agimi, i cili në kohën e tij si futbollist ka pasur eksperiencë në ...... kampionatin turk, duke luajtur me Gençlerbirligun dhe Samsunsporin, raporton RTK. Mesfushori i kombëtares shqiptare me të arritur në Stamboll është prezantuar para medieve me fanellën e Galatasarajit, ndërsa nesër në orën 9:00 do t’i nënshtrohet testit mjekësor dhe më pas do të prezantohet para tifozëve të klubit turk. Loriku finalizoi të enjten marrëveshjen katërvjeçare me gjigantin turk, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në vit dhe 7.500 euro për çdo ndeshje. Me Galatasarajin Cana do të ketë mundësi të rikthehet sërish në Ligën e Kampionëve, garë në të cilin mungoi edicionin e kaluar pasi nga Olimpiku i Marsejës u transferua te Sanderlendi.
Shtuar më 10/07/2010, ora 11:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori