Lorik Cana: I dashuruar me Galatasaray
Lorik Cana në fanellën e Gallatasarajit
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në karrierën e tij ka luajtur në Francë, Angli, Turqi e së fundi në Itali. Cana u transferua gjatë verës së kaluar nga klubi turk i Galatasaray për tek Lazio, teksa nuk e ka harruar aventurën që kaloi tek skuadra që tashmë drejtohet nga Fatih Terim.

Tek Galatasaray kaloi portieri Muslera, i cili ishte pjesë e marrëveshjes së transferimit të Canës tek Lazio, ndërsa dje për Europa League klubi i tij pati një përballje me ish-shokun e skuadrës, Arda Turan.

“Me Arda Turan kam pasur një miqësi të fortë kur kemi luajtur së bashku në sezonin e kaluar tek Galatasaray. Ai është një person shumë i mirë, një futbollit tejet i talentuar. Më bën të lumtur kur e shoh të luajë tek Atletico", u shpreh Cana.

Mesfushori i Lazios tregon fillimin e “dashurisë” së tij për Galatasaray, teksa ka qenë që fëmijë ndjekës i skuadrës turke.

“Më pëlqen të jem mbështetës i Galatasaray. Dashuria ime për këtë skuadër ka qenë që fëmijë, pasi babai im, Agimi, ka luajtur në Turqi me Gençlerbirligi. Pastaj kam pasur dhe vetë shansin për të luajtur tek Galatasaray. Megjithëse jam larguar, unë jam ende një tifoz i tyre. E dua Galatasaray. Si kryesues i kampionatit turk këtë sezon më bën shumë të lumtur për ta ndjekur. Do ta mbështes gjithmonë këtë skuadër”, deklaroi Lorik Cana. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2012, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori