Lorik Cana i vendosur, i thotë jo Kombëtares shqiptare
Lorik Cana nuk e mendon ende që të marrë drejtimin e ekipit tonë përfaqësues, ndonëse ka dhënë një kontribut të çmuar në dekadën e fundit, e madje do të mbahet mend edhe si lideri historik i kuqezinjve, ku për herë të parë shkuan në Europianin e 2016.


I pyetur nga francezia prestigjoze "Le Parisien", nëse në një të ardhme e sheh veten në stolin e përfaqësueses kuqezi, Lorik Cana ka prerë shkurt dhe qartazi: Shumë njerëz në Shqipëri më imagjinojnë në këtë post. Por nuk më tërheq më edhe aq shumë. Unë duhet të dëgjoj zemrën time dhe t’i përgjigjem dëshirave që kam", tha Lorik Cana.

I pyetur rreth të ardhmes së tij se ku mund ta shohim Lorikun, ai ka theksuar se: "Nuk mund të parashikosh kurrë të ardhmen, por sot për sot, unë e shoh veten më shumë të orientuar drejt një karriere prej drejtuesi",përfundoi Cana.
Shtuar më 16/03/2019, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori