Vijnë pas 5 muajsh lotët e krokodilit të
Carlos Tevez. Lojtari
argjentinas u arratis në vendlindjen e tij, i cili ishte një hap larg Milanit dhe që kishte prishur marrëdhëniet me Manchester City dhe Roberto Mançini.
"Kërkoj
falje, sinqerisht, pa asnjë rezervë, të gjithë atyre që i kam zhgënjyer. I kërkoj
falje të gjithë atyre që janë ndjerë të fyer nga fjalët dhe veprimet e mia", ka deklaruar
Carlos Tevez për sitin zyrtar të klubit anglez.
" Tani dua të mendoj vetëm për City-n dhe të rikthehem në fushën e lojës", përfundon sulmuesi
argjentinas.
Të falura të sinqerta? Vetëm koha do ta tregojë se sa të vërteta janë deklaratat e
Carlos Tevez. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2012,
ora 12:32