Lothar Matthäus: Koha e Ozilit tek Gjermania kishte përfunduar
Lothar Matthäus ndodhet me skuadrën e Bayernit në Amerikë për turin e skuadrës gjermane. Por, edhe nga Filadelfia e largët ai është marrë me temën e Ozil, sigurisht që kjo nuk do të mungonte.

57-vjeçari u përmend nga mesfushori në letrën e tij. Asgjë nuk ishte personale, pasi Ozil në atë fjali kishte kritikuar mediat për një qëndrim me dy standarde. “Mateus takoi Putinin në Moskë dhe asnjëri nuk u mor me këtë çështje”, shkruante Ozil në letrën e tij.

“Thomas Muller mund të luajë në vendin e Ozil, ai është pozicioni i tij edhe te Bayerni, prapa sulmit. Muller ndjehet më mirë në qendër se sa në krahët e sulmit. Edhe Jualian Draxler tregoi gjatë Kupës së Konfederatave që mund të luajë mirë në qendër”, tha Lothar Matthäus.

“DFB ka tani mundësinë të afrojë në skuadër lojtar të rinj për të mbyllur këto hapësira. Kjo është ajo që pritet nga ata. Për futbollin gjerman nuk bëhem merak edhe pas atij Botërori jo të mirë të zhvilluar në Rusi. Ne kemi shumë lojtarë të rinj që janë të talentuar dhe mund të luajnë në çdo kompeticion. Tani do të jetë koha e vendimeve të rëndësishme për sa i përket së ardhmes.

“Kur mungon suksesi, duhet të pyesësh veten se ku ke gabuar, çfarë nuk është bërë siç duhet? Jam i sigurt që janë bërë gabime edhe nga drejtuesit më të lartë të federatës. Këtu i referohem menaxhimit të dobët të situatës kur fotoja me Erdogan dhe Ozil doli në media.

“Mesut Ozil nuk ka qenë në nivelin e kërkuar në aspektin sportiv. Kjo nuk ka ndodhur vetëm te skuadra përfaqësuese, por edhe te klubi i tij në Angli. Tek Arsenali ai shumë herë e ka filluar ndeshjen nga stoli. Ndaj koha e tij me Gjermaninë ka përfunduar”, përfundoi legjenda gjermane. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori