Lothar Matthaus: Tiki-taka mbërriti në Bavari
Pëlqej
Lothar Matthaus beson se Pep Guardiola ka imponuar në mënyrë perfekte stilin e tij tiki-taka tek Bayner Munich këtë sezon. Bavarezët e nisën sezonin me një humbje në Superkupën e Gjermanisë ndaj Borussia Dortmund, teksa në fundjavë morën barazimin 1-1 me Leverkusen duke marë kreun e Bundesligës, vetëm pak ditë pas paraqitjes mbreslënëse ndaj Manchester City-t në Champions League. Lothar Matthaus e ndjen se 42-vjeçari katalanas ka kthyer lojën e Bayernit me të njëjtin stil të Barcelonës së tij.


"Mund të them që tiki-taka ka mbërritur në Bavari. Ky është futbolli që ai na ka treguar me Barcelonën. Këto janë të rejat tek skuadra e Bayernit", ka thënë ish legjenda e Gjermanisë.

Një tjetër e re këtë sezon është spostimi i kapitenit Philip Lahm nga krahu i djathtë i mbrojtjes në mesfushë, një eksperiment që sipas Matthaus ka qënë i rëndësishëm duke parë mungesën e Javi Martinez

"Lahm e nuhat topin. Ai e kupton se çfarë dëshiron të bëjë kundërshtari. Është i rëndësishëm për Guardiolën sepse ai është një futbollist mbrojtës në mentalitet, jo si Schweinsteiger apo Kroos", vijoi Matthaus.

Bayern Munchen mori kreun e klasifikimit në kampionat pas barazimit me Bayer Leverkusen, por Matthaus mendon që bavarezët janë favorizuar disi nga vendimet e arbitrave, gjë që për të është normale duke parë lojën e bavarezëve. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori