Lotito: De Vrij na la jashtë Championsit, ky është sezoni i detyrimeve
Humbja e Lazios në ndeshjen e fundit të kampionatit në maj të 2018-ës ndaj Interit, u kushtoi bardheklaltërve vendin e katërt dhe pjesëmarrjenChampions, ndërsa presidentit të klubit kryeqytetas, Claudio Lotito i “djeg” akoma aktivizimi i De Vrij.

“Një prej shkaqeve që nuk shkuam në Champions, ishte De Vrij. Nuk ndërhyra dhe lashë Inzaghin të vendosë për aktivizimin e tij, por tani jam penduar. Një njeri merr përsipër risqe kur rrezikon vetëm vetë, por jo në këtë rast, sepse pasojat e mospjesëmarrjes në Champions ranë mbi shpinën time. De Vrij gaboi edhe në pjesën e parë dhe kjo ishte një kambanë alarmi, por Inzaghi nuk e dëgjoi”, tha Lotito.

Më pas presidenti i bardhekaltërve tha se këtë sezon pret që skuadra të arrijë vendin e katërt, që do t’i lejonte edhe pjesëmarrjenChampions, ndërsa zbuloi edhe një bisedë me disa prej lojtarëve të ekipit.

“Në jetë ka të drejta dhe detyrime, por ky është sezoni i detyrimit për të arritur Championsin. Inzaghit i kam dhënë një Ferrari dhe tani pres rezultatet. Disave prej futbollistëve ua kam bërë të qartë që i paguaj për të fituar, sepse po të ishte vetëm për të luajtur, do aktivizoja të rinjtë dhe do më kushtonin një miliardë më pak”, tha numri 1 i klubit lacial.
Shtuar më 16/10/2019, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori