Lotito dhe Tare: Po hidhet baltë mbi Lazio-n, boll na sulmuat

Pëlqej
Skuadra e Lazios nuk po fiton në kampionat prej një muaji së fundmi klubi nga kryeqyteti Italian u ndal në barazim ndaj Chievos të vëndit të fundit në tabelë,duke u larguar dhe më shumë zonë champios që mbahet nga Milani, shkruan Albeu.com.

Me mungesën e rezultateve mediat Italiane kanë zbuluar se Inzaghi rrezikon shkarkimin. Megjithatë në daljen për shtyp ku të pranishëm ishin Lotito dhe Igli Tare, ata kanë përgënjeshtruar gjithcka.

“Nuk flas prej 4 vitesh, por vendosa ta bëj sot për të sqaruar disa situata në klub dhe marrëdhëniet brenda klubit. Prej shumë kohësh po shoh që publikohen lajme që kanë si qëllim vetëm destabilizimin e ambientit. Jemi të qetë, si një familje e madhe, ku natyrisht ka edhe këndvështrime të ndryshme. Megjithatë, disa situata nuk ekzistojnë. Dua respektimin e së vërtetës dhe jo lajme false. Kemi ndërmarrë një rrugëtim rritjeje në aspektin e infrastrukturës dhe të objektivave. Përfundoi Lotito.

Ndërkohë në lidhje me shkarkimin e Inzaghit foli dhe Igli Tare:

“Presidenti e tha shumë mirë atë që mendojmë. Kritika pranohet, por ditët e fundit ka pasur kritika vetëm për të destabilizuar. Edhe vendimi për grumbullim të skuadrës është mbuluar nga balta, kur në fakt qëllimet e grumbullimit ishin të tjera. E vë re prekj vitesh këtë gjë, shpresoj që ju gazetarët ta ndryshoni, sepse keni përgjegjësi për shumë gjëra. Ne po mundohemi të rritemi, edhe ju duhet të tregoheni të zotë dhe të kritikoni në mënyrë konstruktive. Kemi parë disa artikuj këto ditë që flasin qartë për shumë gjëra. Trajneri ynë meriton respekt, është historia e këtij klubi, askush nuk ka qenë kaq gjatë këtu si lojtar e trajner. Skuadra ka besimin tonë të plotë, mesazhi ynë për tifozët është që të qëndrojë të qetë, po punojmë për të gjetur zgjidhje për çdo problem, sepse rrugëtimi është i gjatë dhe i vështirë, por jemi të sigurt që në të ardhmen do të korrim fryte”. perfundoi Tare. /albeu.com
Shtuar më 06/12/2018, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori